Presidenti i Kinës Xi Jinping bën thirrje për unitet kundër nderhyrjeve të jashtme në samitin e SCO-së

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka bërë thirrje për unitet ndër anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) kundër ndërhyrjeve të jashtme në punët e brendshme.

Në samitin e SCO-së në Astana, Xi theksoi rëndësinë e unitetit dhe mbrojtjes së interesave të përbashkëta. Ai gjithashtu u shpreh se e drejta për zhvillim duhet të respektohet.

Samiti dyditor i SCO-së filloi dje në Kazakistan, ku Bjellorusia u pranua si shteti i 10-të anëtar me të drejta të plota.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share