Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel tha se ai ishte “i tronditur”, pas raporteve se predha ose raketa kanë rënë në territorin e Polonisë, duke vrarë dy persona.
“I tronditur nga lajmi i një rakete apo municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak”, shkroi Michel të martën në Twitter.
“Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë”, shtoi ai.
“Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë,” tha ai gjithashtu.
Shocked by the news of a missile or other ammunition having killed people on Polish territory.
My condolences to the families.We stand with Poland.
I am in contact with Polish authorities, members of the European Council and other allies.@AndrzejDuda @MorawieckiM
— Charles Michel (@CharlesMichel) November 15, 2022