Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, prej 29 deri më 1 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Vizita e Shtajnmajerit, siç ceket në ueb faqen zyrtare të presidentit gjerman, duhet të fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës agresore ruse në Ukrainë dhe mbështetjen rrjedhëse të Gjermanisë për perspektivat e vendit për inkuadrim në BE.
Kjo është vizita e parë e presidentit federal Steinmeier në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në Shkup, siç është paralajmëruar, janë planifikuar bisedime politike më 29 dhe 30 nëntor, mes tjerash, me presidentin, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, ndërkaq Steinmeier do të flasë edhe në Parlament, të takohet me të rinj në Qendrën presidenciale për arsimim politik, të bisedojë me ekipin filmik të filmit “Toka e mjaltit” dhe ta vizitojë parkun e parë me erë në vend, në Bogdanci.