Presidenti i Barcelonës: Refuzova ofertën 250 milionë euro për Yamal

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, zbuloi se ka refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh në verë, për shërbimet e Lamine Yamal.

Në podkastin e klubit katalanas, Laporta deklaroi se sulmuesi është lojtari më popullor i momentit.

“Një klub erdhi në verë dhe më ofroi 250 milionë euro për Lamine Yamal. Unë vendosa ta refuzoja menjëherë. Për momentin ai është lojtari më popullor në botë.”, deklaroi Laporta.

Numri 1 i klubit refuzoi të zbulojë klubin, por mendohet të jetë PSG, pasi u përfol edhe gjatë verës se francezët ishin të gatshëm për të bërë çmenduri në verë.

Futbollisti 17-vjeçar ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2026, me një klauzolë largimi prej 1 miliard eurosh. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share