Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, viziton këtë të të martë për herë të parë Shqipërinë. Ai do të pritet në Pallatin e Brigadave nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me një ceremoni zyrtare e cila pritet të fillorë rreth orës 10:30.
Pas ceremonisë, krerët e shteteve do të zhvillojnë një takim rreth 30 minuta në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Në përfundim të takimit, rreth orës 11:20 Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev do të mbajnë një deklaratë për mediat.
Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan./tvklan.al