Presidenti i Al Nassr sulmon Ronaldon: Më kanë mashtruar dy herë në jetë

Cristiano Ronaldo ka përfunduar në vorbullën e akuzave te Al Nassr. Portugezi nuk ka përmbushur pritshmëritë, duke rritur pakënaqësitë në radhët e klubit arab. Madje sipas asaj që raportohet në media, Ronaldo ka marrë fryerje nga presidenti i klubit, Musalli Al-Muammar.

Ky i fundit duket se është shprehur tepër i revoltuar me portugezin, të cilin e konsideron si dështim. “Më kanë mashtruar dy herë në jetën time. Herën e parë kur pagova tre qebapë dhe më dhanë dy, herën e dytë kur mora Cristiano Ronaldon,” mësohet të ketë thënë numri 1 i klubit të Al Nassr. Fjalë që sigurisht kanë bërë xhiron e Botës, pavarësisht se janë mohuar nga zyrtarët e lartë të klubit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share