Lula: Pse nuk zgjidh problemin e Italisë që nuk ishte në Botëror?
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dëshiron një trajner vendas në vend të Carlo Ancelotti në krye të Seleçao.
Momentalisht përfaqësuesja drejtohet nga braziliani Fernando Diniz, por në Copa America në verën e vitit të ardhshëm aty do të jetë italiani Ancelotti.
Lula e ka thënë hapur preferencën e tij për stolin e Brazilit gjatë një interviste televizive.
“Ancelotti më pëlqen, por nuk ka qenë më parë trajner i Italisë. Përse nuk e zgjidh problemin e përfaqësueses italiane që nuk ishte në Botërorin e fundit? Unë jam një tifoz i Diniz. Ai ka presonalitet dhe di të komandojë në dhomat e zhveshjes. Është shumë e lehtë të drejtosh një skuadër në Europë me 11 lojtarë të përzgjedhur. E vështirë është të jesh në stolin e Corinthians. Doja të shikoja nëse Ancelotti ka rezultat te Corinthians”.
E ardhjma e Carlo Ancelotti te Brazili u konfirmua pak ditë më parë nga presidenti i kësaj federate.
Kjo do të jetë përvoja e parë e Carlo Ancelotti me një përfaqësuese, pasi ka drejtuar shumë klube prej 1995 mes tyre Juventus, Milan, Chelsea, Paris Saint Germain, Bayern Munchen e Napoli.
64-vjeçari do të jetë i pari i huaj që drejton Brazilin prej 1965 ku në stol u ul vetëm për një ndeshje argjentinasi Filpo Nunez.
Tv Klan