TUR RAJONAL I TE DERGUARIT TE RI AMERIKAN PER RAJONIN
Presidenti Biden ka aktivizuar ish ndihmëssekretar i Shtetit James Rubin duke e rikthyer nga kjo e hene si te derguarin e posacem amerikan ne shtetet e Ballkanit Perendimor rajon per te cilin ai ka kontribuar gjate administrates se Bill Clinton. Para turit ballkanik i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin ka folur per finalizimin e dialogut Kosove –Serbi dhe per menjanimin e ndikimit rus, ati kinez si dhe te aktorëve të tjerë keqdashës.
Ish ndihmëssekretar i Shtetit James Rubin do të vizitojë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duke nisur nga data 10 deri më 14 prill si i derguar special i administrates Biden per rajonin tone.
Para turit ballkanik Rubin ka deklaruar per televizionin serb N1 se është i lumtur që sheh që qeveritë dhe popujt e rajonit i kanë lënë pas luftërat dhe se po bëhen përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.
”Kam 23 vite që jam aktiv me çështjet e Ballkanit Perendimor duke raportuar përpara qeverisë amerikane. Është koha e shpresës së madhe në kete rajon” – tha James Rubin – Ish ndihmëssekretar i Shtetit
SHBA mirëpret marrëveshjet në të cilat Bashkimi Evropian ka punuar për t’i ofruar një mundësi Kosovës dhe Serbisë për të zhvilluar marrëdhënie normale, për të bere te mundur që popujt në të dy vendet të jetojne së bashku krah për krah, për të njohur simbolet e njëri-tjetrit, për të respektuar të drejtat e pakicave, në mënyrë që edhe Kosova edhe Serbia të jenë pjesë e institucioneve evropiane.
Nje marreveshje finale mes ketyre dy shteteve u jep mundësi për t’i dhënë fund kohës së konfliktit dhe mosmarrëveshjeve, dhimbjes dhe vuajtjes, dhe për të kaluar në një të ardhme më të ndritshme, një të ardhme ku fëmijët mund të rriten me një jetë normale në vend që të kalojnë ditët dhe netët e tyre duke mos u shqetësuar se kush e kujt i ka bërë çfarë.
Zyrtari amerikan tha se është një kohë e shpresës së madhe në Ballkan dhe se një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
”E kuptoj sa e vështirë është te arrihet tek marreveshja finale Kosove-Serbi. Edhe pse ishte shumë kohë më parë, lufta ka sjellë kujtime të dhimbshme. Unë do të sugjeroja që nëse njerëzit duan një të ardhme të begatë, duhet të shikojnë përpara dhe të mos e kalojnë kohën duke u grindur për të kaluarën. Besoj se është e mundur të arrihet kjo, por se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë” – tha James Rubin Ish ndihmëssekretar i Shtetit
“Do të kërkojë lidership dhe vendime të guximshme nga ana e atyre qe drejtojne Kosoven e Serbine. Udhëheqësit ne keto shtete duhet qe t’i thonë të vërtetën popullit të tyre. Ata nuk mund te marrin 100 për qind të asaj që duan, ata duhet qe të mësohen të bëjnë kompromise,
Njer nder temat kryesore te turit Ballkanik te zotit Rubin eshte edhe menjanimi i ndikimit keqdashes rus, kines dhe aktoreve te tjere malinje me perhapjen e dezinformacioneve për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare te ketyre shteteve.
James Rubin
Diplomat
Tema e vizitës sime është edhe helmimi i mjedisi mediatik me dezinformata, kryesisht nga Rusia. Në të njëjtën kohë po zhvillohet një luftë e tmerrshme në Ukrainë, Rusia u përpoq të përdorte dezinformata dhe gënjeshtra për luftën, ndërsa në të njëjtën kohë ushtria e tyre vret njerëz të pafajshëm, shkatërron sistemin energjetik, prish shkollat dhe vret njerëz të pafajshëm.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Rubin do të zhvillojë një takim me ambasadorët amerikanë te akredituar ne shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rubin luajti nje rol te rendesishem ne vendimarrjen e administrates Clinton sidomos ne bombardimin e Serbise dhe ne ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë.
Në administratën e Klintonit, ai konsiderohej krahu i djathtë i Sekretares Madeleine Albright ne vitet 1997 – 2000 . Aktualisht ne rajonin tone vepron edhe Gabriel Escobar si i derguar i posacem i Biden per dialogun Kosove-Serbi.