Pas vizitës në Ukrainë, turi i radhës i presidentit amerikan Xho Bajden ishte Polonia. Presidenti amerikan fjalimin e mbajtur para qytetarëve polakë të mbledhur jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë u shpreh se Ukraina nuk do të jetë kurrë pjesë e Rusisë.
“Një diktator i prirë që të rindërtojë një perandori kurrë nuk do të jetë në gjendje të shtypë dashurinë e njerëzve për lirinë, brutaliteti kurrë nuk do të shkatërrojë vullnetin e të lirëve.Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë, kurrë!”
Gjatë fjalës së tij, Biden përmendi 10 herë emrin e Putinit, ndërsa rrëzoi pretendimet e shefit të Kremlinit se Përendimi është në luftë me Rusinë.
“Unë i flas edhe një herë popullit të Rusisë. Perëndimi nuk po planifikonte të sulmonte Rusinë siç tha Putin sot. Kjo luftë nuk është kurrë një domosdoshmëri. Është një tragjedi. Presidenti Putin e zgjodhi këtë luftë.”
Biden gjithashtu paralajmëroi Rusinë se nëse sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballej me një përgjigje të fuqishme ushtarake. Vizita e Bidenit në Varshavë është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.
Tv Klan