Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar Presidentin turk Erdogan, që sot fitoi mandatin e tretë në krye të shtetit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj shkruan se partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të rritet.
“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”, ka shkruar Presidenti Begaj.
Erdogan u rizgjodh President i Turqisë për herë të tretë në raundin e dytë të votimeve duke fituar balotazhin me kandidatin e opozitës. /tvklan.al