Presidenti Bajram Begaj i dorëzon nënshtetësinë shqiptare trajnerit Sylvinho

Presidenti i Republikës së Shqipërisë gjatë mbrëmjes së yjeve të futbollit i ka dorëzuar nënshtetësinë shqiptare trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Sylvinho.

I pranishëm në këtë moment ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ftoi presidentin në skenë për t’ja dorëzuar ai nënshtetësinë trajnerit Sylvinho.

Bajram Begaj: Të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, Federatën Shqiptare të Futbollit që na bëri krenarë me pjesëmarrjen në Europianin 2024. Në fakt presidenti kërkoi mbështetjen e qeverisë. Në këtë rast unë u vetëofrova duke bërë një kontribut modest sot, duke i dhënë një kontratë tashmë legale, të legalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me trajnerin e kombëtares. Unë po i bëj një kontratë kombëtare duke e legalizuar si shqiptarë dhe besoj se kam edhe mbështetjen tuaj.

Pas marrjes së pasaportës trajneri Sylvinho është shprehur se skuadra ka bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe ka falenderuar të gjithë ato që kanë kontribuar që Kombëtarja të arrijë në Euro2024.

Trajneri Sylvinho: Ju falenderoj të gjithëve. Kam parë shumë futbollistë, kemi bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm. Faleminderit stafi, faleminderit presidenti, kryeministri, të gjithëve ju.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share