Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit

Xhaçka drejton seancën për bashkëpunimin mes OKB dhe BE

Bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ishte në fokus të seancës së radhës së Këshillit të Sigurimit, e cila u drejtua nga Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Pjesë e kësaj seance u bë edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell, i cili duke iu drejtuar të pranishmëve nëpërmjet sistemit VTC u shpreh se kontributi i Europës dhe bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara do të vijojë në ruajtjen e paqes.

“Europa qëndron krahas partnerve të saj dhe mbështet rolin e OKB-së. Në vetëm një vit, ne kemi trefishuar kontributin tonë ndaj OKB për misionet e ruajtjes së paqes ”

Edhe ministrja Xhaçka nënvizoi se përballë sfidave aktuale siç është edhe situata në Ukrainë, bashkëpunimi mes OKB-së dhe BE-së si kontribuesi më i madh i kësaj organizate bëhet edhe më i nevojshëm.

Ajo foli më tej edhe për situatën e emigrantëve që janë larguar nga Ukraina .

“6.9 milionë njerëzit e larguar nga lufta në Ukrainë nëpër vende të ndryshme të Europës por jo vetëm, nuk janë turistë por janë njerëz të cilët kanë nevojë për mbështjetje. Jam e lumtur që krahas partnerëve ndërkombëtarë, edhe vendi im modest Shqipëria po jep kontributin e saj ”

Shefja e diplomacisë shqiptare bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria beson se Ballkani Perëndimor i ka të gjitha arsyet për të parë me besim të ardhmen e tyre dhe për të punuar së bashku.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share