Presidenca e Kosovës vlerësohet institucioni me pëlqyeshmërinë më të Lartë

Sipas një raporti të fundit të UNDP-së, Institucioni i Presidencës së Kosovës është vlerësuar si institucioni me të cilin qytetarët janë më së shumti të kënaqur. Këshilltari për media i Presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, konfirmoi se pëlqyeshmëria ndaj punës së Presidentes është më e larta në historinë e këtij institucioni.

“Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69%. Kjo përqindje është më e larta ndonjëherë në historinë e Presidencës”, tha Kupina.

Ai theksoi se Presidentja Osmani është një lidere me vizion, përkushtim ndaj interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe përfaqëson denjësisht institucionin e Presidencës së Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share