Presidenca e Kosovës kundërshton vendimin e BE-së për pasaportat serbe

Presidenca e Kosovës ka kritikuar vendimin e Këshillit të BE-së për të lejuar qarkullimin pa viza për qytetarët me pasaporta të jashtëligjshme serbe të lëshuara në Kosovë, duke e cilësuar atë si dëm për kosovarët, Kosovën dhe karakterin multietnik të saj, si dhe për vetë BE-në.

Republika e Kosovës nuk merr përgjegjësi për shkeljet që mund të bëjnë bartësit e këtyre dokumenteve në zonën Schengen. Ky vendim, sipas presidencës, saboton procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë dhe ndikon negativisht në sundimin e ligjit. Kosova nuk është konsultuar për këtë vendim dhe e konsideron atë të pazbatueshëm ligjërisht në territorin e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share