Premiera e sezonit të 5-të të “The Crown”

Nis transmetimin këtë të mërkurë në Netflix

Kasti i ri i serialit hit të Netflix “The Crown” kaloi në tapetin e kuq, mbrëmjen e së martës në Londër për premierën e sezonit të pestë.

Shfaqja e vlerësuar me çmime, e cila pason mbretërimin e Mbretëreshës së Britanisë Elizabeth II, nis të transmetohet këtë të mërkurë duke portretizuar anëtarët e familjes mbretërore në vitet 1990, kur ata u përballën me probleme martesore, mospajtim publik dhe një zjarr në Kështjellën Windsor.

Mes aktorëve ishin Imelda Staunton, Dominic West dhe Elizabeth Debicki, të cilët luajnë respektivisht si Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princesha Diana.

Ngjarjet e reja përfshijnë divorcin e Charles me princeshën e ndierë Diana dhe bisedat intime me Camilla Parker-Boëles, portretizuar nga Olivia Williams.

Aktori egjiptiano-britanik Khalid Abdalla, i cili luan Dodi Fayed, kishte shkruar në dorë “#Free Alaa”.

Alaa Abd el-Fattah, një zhvillues softuerësh dhe bloger egjiptiano-britanike nga një familje aktiviste që u ngrit në kryengritjen e Pranverës Arabe që rrëzoi Hosni Mubarakun tani është një simbol i vuajtjes gjatë represionit që pasoi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share