Sot me fillim në ora 21:00, në “Old Traford” do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së tretë në Premier Ligë ku do të ballafaqohen dy rivalët e përbetuar Manchester United dhe Liverpooli.
Të dy ekipet kanë mungesa të rëndësishme për këtë ballafaqim. Në radhët e “Djajve të Kuq” do të mungojnë emra si Greenwood, Lindelof dhe Williams, kurse te Liverpulli mungojnë Jota, Konate, Matip dhe Thiago.
Trajnerat Ten Hag dhe Jurgen Klopp kanë deklaruar para ndeshjes se do të kërkojnë fitore dhe se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ta.
Formacionet e mundshme:
Manchester United: David De Gea; Diogo Dalot, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Tyrell Malacia; Bruno Fernandes, Fred, Christian Eriksen; Jadon Sancho, Cristiano Ronaldo, Marcus Rashford.
Liverpool: Alisson Becker; Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil Van Dijk, Andrew Robertson; Harvey Elliott, Fabinho, Jordan Henderson; Mohamed Salah, Roberto Firmino, Luis Diaz.