Premier League: Pas tri barazimeve, Arsenalit i rrezikohet titulli

Arsenali barazoi mbrëmë kundër Southampton me rezultat 3:3 në kuadër të xhiros së 32-të në Premier League, duke bërë një hap të madh mbrapa në garën për titull.

Ekipi i Artetas ishin në disavantazh që nga minuta e parë e takimit, ku Alcaraz shënoi për 0-1, ndërsa 13 minuta më vonë, ish-lojtari i Arsenalit, Theo Walcott, shënoi për 0-2.

Gjashtë minuta më vonë, ishte Martinelli ai që ngushtoi epërsinë në 1-2, por në minutën e 66-të, Caleta-Car shënoi për 1-3.

E, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titull, Arsenali shënoi dy herë në fund të takimit me anë të Odegaard në minutën e 88-të dhe Sakas në minutën e 90.

Tani, Arsenali është në vendin e parë me 75 pikë, pesë më shumë se City i cili është në vendin e dytë e që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndeshja e radhës për Arsenalin do të jetë në Etihad Stadium, ku do të jetë mysafir i Cityt më 26 prill, ndërsa pas Cityt, topçinjtë presin Chelsean dhe vizitojnë Newcastle.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share