Së paku 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur është bilanci I të shtënave masovike në ndërtesën e Universittetit të Karlit në Pragë – njoftojnë mediat çeke.
Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan, ka theksuar se sulmuesi ka qenë një i ri dhe sipas mediave çeke bëhet fjalë për studentin 24-vjecar të Fakultetit të Arteve, David Kozak, i cili ka qenë I implikuar edhe në një vrasje tjetër në fshatin Kladno 24 kilometra larg Pragës.
Policia gjatë kërkimeve ka konstatuar se ai është ekzekutori I vrasjeve në Univeristetin e Pragës.
Nëpër pamje të shpërndara nëpër rrjetet sociale janë parë studentë që largohen nga ndërtesa, por edhe të tjerë të fshehur në pullazin e ndërtesës.
Studentët dhe kuadri I universitetit nëpër rrjetet sociale kishin njoftuar se ishin barikaduar nëpër klasa mësimore dhe nëpër zyra gjatë të shtënave.
Presidenti çek Petr Pavel ka theksuar se është i shokuar nga ngjarjet në Pragë dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave./KlanMacedonia