Opozita dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kritikojnë liderin turk
Pavarësisht kritikave, presdenti turk Rexhep Tayip Erdogan nuk heq dorë nga shpërndarja e parave në prag të zgjedhjeve presidenciale të 14 Majit.
Udhëheqësi turk është filmuar sërish duke u dhënë para fëmijëve ashtu siç bëri pas tërmetit katastrofik të Shkurtit, gjatë vizitës së tij në zonat e prekura.
Erdogan ka nxjerrë para nga xhepi i tij dhe ka nisur t’i shpërdajë për fëmijët e pranishëm në lagjen Bagcilar të Stambollit. Por teksa Erdogan bënte këtë veprim, një qytetar ka zgjatur dorën për të marrë paratë në dorën e tij.
“Ndal. Është turp” i drejtohet presidenti qytetarit duke nënkuptuar se të hollat nuk janë për të.
Ky veprim i kreut të shtetit turk ka ngjallur reagime nga opozita, por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët kanë ironizuar liderin turk.
Klan News