Rival të fortë për skuadrat italiane, nuk mund të shmangen duelet ‘big’
Mesditen e së premtes në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i raundit të 1/16-ave të Champions League. Tashmë janë mësuar 16 skuadrat e kualifikuara, ku pak kanë qenë befasitë. Spanja dominon totalisht me 4 skuadra të cilat kanë fituar grupin dhe mund të sfidojnë këdo nga ekipet e pozicionuara në vendin e dytë, ndjekur më pas nga Serie A dhe Bundesliga me nga 3, Premier League me 2, ndërsa Franca, Danimarka, Portugalia dhe Holanda me nga një përfaqësues.
Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Sociedad pritet të peshkojnë rival më të dobët në letër, ku vështirë se mund të shmanget një duel italo-spanjoll.
Të tre skuadrat italiane të kualifikuara më tej gjenden në vazon e dytë, me Napolin, Inter dhe Lazio që rrëzikojnë të kenë një përballje të fortë. Tek kampionët e Italisë duan që si kundërshtarë në raundin e radhës të jetë Barcelona. Rrugëtim i vështirë drejt finales së Champions konsiderohet edhe për skuadrat e Premier League angleze, Manchester City dhe Arsenal. Në vazon tjetër gjendet PSG dhe shanset për tu ndeshur me gjigantin francez janë të mëdha.
Dy ekipet gjermane, Bayern dhe Dortmund rrezikojnë një përballje të forte në turin tjetër, por nuk përjashtohet mundësia që shorti t’i favorizojë, me verdhezinjtë që në këtë pikë shmangin vetëm PSG. Rival të fortë për PSV dhe Kopenhagen që në një farë mënyre surprizuan, duke kaluar në turin tjetër.
Klan News