Kombëtarja shqiptare shkon me moralin lart në Pragë. Të enjten, më 7 Shtator, kuqezinjtë do të përballën me Çekinë, kryesuesen e grupit tonë. Në konferencën para ndeshjes, trajneri Sylvinho është shprehur se kundërshtari është shumë i fortë. Ai theksoi se është herët për të bërë llogari, megjithatë theksoi se ndaj Çekisë kombëtarja shqiptare do të hyjë për të marrë pikë.
Sa pikë pret Sylvinho nga ndeshjet e Shtatorit? Në këtë moment, kemi kryer 50% të rrugës duke llogaritur ndeshjen nesër. Është shumë shpejt për të bërë llogari. E rëndësishme është të shohim përpara dhe të marrim sa më shumë pikë ndeshje pas ndeshje. Llogaritë do t’i bëjmë ndoshta në Nëntor. Tani për mua është shumë e rëndësishme të hyjmë nesër në fushë, të luajmë mirë, të bëjmë një paraqitje të mirë. Qëllimi është i qartë, për të marrë pikë, mbase dhe mund të fitojmë. Futbolli është i tillë, por mos të harrojmë kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, Çekinë që ka një trajner me shumë eksperiencë dhe lojtarë që kanë shumë cilësi dhe luajnë në ekipe të mira. Edhe Shqipëria jonë nuk është më pak, ka goxha elementë cilësore dhe jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.
Elementi plus i kombëtare për të fituar? Pra nëse duhet të themi një element më shumë që duhet të ketë kjo skuadër, sigurisht niveli i përqendrimit që duhet të ketë Shqipëria në një ndeshje si kjo duhet të jetë shumë i lartë. Fokusi në këtë ndeshje i skuadrës duhet të jetë jo i lartë, por shumë i lartë. Në ndeshje si kjo merr vlerë dhe shprehja që ndoshta nuk humbet skuadra që bën më shumë, por ajo që bën më pak gabime, mund të marrë maksimumin nga kjo sfide. Është një ndeshje që në nivel teknik taktik është shumë lart dhe ndoshta një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka, mund të humbasë ndeshjen. Duhet të jemi të fokusuar në maksimum. Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë.
Studimi i kundërshtarit? Kam parë shumë ndeshje të kundërshtarit. U riktheva në punë pas pushimeve. Teksa isha në pushime me pushime kam parë 7 ndeshje të fundit me Çekinë, i kam parë vetë. Është një muaj e gjysmë punë që bëhet për një ndeshje, nuk është aspak e lehtë, duhet durim. Kemi analizuar Çekinë, kemi pasur momentet kyçe, vlerësoj trajnerin e tyre që punon nga viti 2008. Është teknik që ka punuar skema nga më të ndryshme. Janë një ekip shumë i organizuar./tvklan.al