Veprimi i Marlene Schiappa vjen në një kohë kur vendi përballet me një valë protestash
Ministrja e çështjeve sociale, Marlene Schiappa është vënë në shënjestër të kritikave. Rritja e zemërimit vjen pasi 40-vjecarja pozoi për kopertinën e revistës “Playboy” në një kohë kur Franca përballet me një valë protestash kundër reformës së pensioneve.
Paraqitja e saj ka tërhequr kritika nga kolegët politikë, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne. Kjo e fundit e ka cilësuar veprimin e ministers franceze si aspak të përshtatshme në periudhën në të cilën gjendet vendi.
Ndërsa politikani Jean-Luc Melenchon, i cili doli i treti në zgjedhjet presidenciale të 2022 reagoi në rrjetet sociale duke thënë se Franca po del nga shinat.
Kopertina e diskutueshme e Playboy shoqërohet nga një intervistë prej 12 faqesh, në të cilën Schiappa flet për për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBT.
Ndër të paktë politikanë që mbështetën ministren franceze ishte ministri i Brendshëm Gérald Darmanin i cili e quajti atë një “grua me karakter”.
Klan News