“Pothuajse ndodhi puç në shtet…” – Bujar Osmani: Me rëndësi të thyen “zonat e monopolit etnik”

Është e rëndësishme që në Maqedoni të thyen zonat e monopolit etnik, konstatoi në Klan Debat, Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani. Këtë ai e theksoi duke dashur të sqarojë zërat e shumtë dhe skepticizmin e palës maqedonase kur ai u zgjodh Ministër i Jashtëm.

“Prandaj ishte me rëndësi që këto zona të monopolit etnik të thyen. Për shembull kur u zgjodh talat Xhaferi për kryetar parlamenti pothuajse ndodhi një puç në shtet, me hyrjen e njerëzve në Parlament me incidentin e 27 prillit. Kur u zgjodh për së dyti talëat Xhaferi kryetar i Parlamentit, nuk ishte më një lajm, për shkak se u bë pjesë e normalitetit të ri. Edhe me punën e ministrit të jashtëm të parë shqiptar, mendoj se një emërim i tillë në të nesërmen do të jetë pjesë e normalitetit”, tha mes tjerash Bujar Osmani në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share