Postimi i Lionel Messit me Kupën e Botës 2022 për Argjentinën ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë fotoja më e pëlqyer në historinë e Instagramit e duke rrëzuar nga “froni” imazhin e një veze.
Ky i fundit mori 56.1 milionë pëlqime, por imazhi i Messit i tij duke e ngritur lart Kupën e Botës pasi Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës të së dielës, tashmë e ka kaluar atë.
Pas fitores emocionuese të Argjentinës ndaj Francës, Messi përzgjodhi 10 foto të festimeve në Katar dhe i postoi ato në Instagram.
Që nga dita që e publikoi, postimi i Messit ka grumbulluar më shumë se 57 milionë pëlqime, ndërkohë që sulmuesi ka më tepër se 402 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale “Instagram”.
“Faleminderit shumë për familjen time, për të gjithë ata që më mbështesin dhe gjithashtu për të gjithë ata që besuan në ne. Ne demonstrojmë edhe një herë se argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe të bashkuar, jemi të aftë të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë”, shkroi Messi krahas postimit.
https://www.instagram.com/p/CmUv48DLvxd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5a9c789c-6e42-4f26-b12f-fdc534e4969d
Ndërkohë fotoja që i zuri frontin ishte ajo e një veze e cila përfundoi duke marrë 56.1 milionë pëlqime, me synimin për të tejkaluar postimin më të pëlqyer në Instagram, një foto e vajzës së Kylie Jenner që kishte 18.6 milionë pëlqime./tvklan.al