Dy banorë të Këlnit, Ilgar Aliyev dhe shoku i tij, arritën të kontrabandonin portretet e Friedrich Merz dhe Donald Trump në Luvrin e Parisit.
Pikturat u vendosën pranë të famshmes Mona Lisa dhe i gjithë operacioni u regjistrua dhe u postua në YouTube.
Dhe pavarësisht pranisë së sigurisë në Luvër, ata arritën t’i ngjitnin portretet në mur.
Portretet thuhet se ishin të fshehura nën rroba, dhe ato u nxorën në tualet dhe u çuan në çanta në sallën e ekspozitës.
Atje, pranë Mona Lizës, gjetën një vend të lirë në mur dhe i ngjitën pikturat.
Pas vendosjes së portreteve, Aliyev dhe shoku i tij u larguan me shpejtësi nga muzeu pa hasur në asnjë pengesë.
Jashtë, nga kameramani i tyre mësuan se sigurimi kishte nisur t’i kërkonte edhe jashtë godinës.
Motivet e burrave mbeten të panjohura. As ata dhe as përfaqësuesit e Luvrit nuk iu përgjigjën pyetjeve të bëra nga “BILD”. Megjithatë, aksioni tërhoqi interesim të madh në rrjetet sociale.