Portieri kosovar i Eintracht Frankfurt, Diant Ramaj do ta vazhdojë karrierën e tij te gjiganti evropian, Ajax.
Ramaj do të transferohet te Ajaxi pasi klubet kanë arritur marrëveshje pas një shumë të paguar prej 12 milionë eurove.
Portieri i talentuar nga Kosova ka dy vite që është pjesë e ekipit të parë të Eintracht Frafnkfurt ku iu bashkua nga Heidenheim për shumën e 100 mijë eurove.
Gazeta e madhe holandeze De Telegraaf ka raportuar se tanimë drejtuesit e Ajaxit kanë arritur marrëveshje me portierin kosovar.
21-vjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje në Bundesliga me Eintracht Frankfurtin, derisa është pëlqyer shumë nga drejtuesit e skuadrës nga Amsterdami.