Polonia u godit nga raketë e dyshuar ruse, reagon NATO dhe SHBA

Pas goditjes së Polonisë nga një raketë e dyshuar ruse pranë kufirit me Ukrainën, ka reaguar edhe NATO. Aleanca ushtarake thotë se është në kontakt me autoritetet polake.

“Po shqyrtojmë këto raportime dhe jemi në koordinim të ngushtë me aleatin tonë Poloninë”, tha një zyrtar i NATO-s për CNN.

Kujtojmë se Polonia është vend aleat në NATO dhe një sulm i huaj ndaj këtij shteti do të çonte automatikisht në luftë NATO-n në mbrojtje të Polonisë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe SHBA. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka biseduar me homologun polak.

Ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë për mediat amerikane se po përpiqen për të mësuar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe për të provuar nëse raketat e goditura janë ruse.

I njëjti zyrtar amerikan shtoi se nuk kanë konfirmim për sulm me raketa në Poloni, por zyrtarët amerikanë të sigurisë janë duke punuar për të sqaruar çfarë ka ndodhur në fshatin polak pranë kufirit me Ukrainën, ku mbetën të vrarë dy persona. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share