Polonia prezanton seleksionuesin e ri Mikal Probierz

Pas disfatës 2-0 nga Kombëtarja shqiptare në Tiranë, Federata polake e futbollit ka shkarkiuar seleksionuesin Fernando Santos, ndërsa tanimë ka ardhur trajneri i ri që do të drejtojë reprezentacionin polak të Levandovskit me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.

Detyra we seleksionuesit i është besuar Mikal Probierz I cili do drejtoj kombëtaren deri në fund të eliminatoreve , këtë e ka njoftuar do të ulet në stolin e skuadrës polake.

Mikal Probierz ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.

Kujtojmë që Fernando Santos u shkarkua nga drejtimi i skuadrës pas humbjes 0-2 në “Air Albania” përballë Shqipërisë, me Poloninë që shikon shanset e saj për të shkuar në Gjermani t’i zbehen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share