Polonia ‘kërkon’ ndihmë nga një shqiptar, Gianni De Biasi në listën e dëshirave për të pasuar Santos

Xhani De Biazi është emri surprizë në listën e dëshirave të Polonisë. Tekniku me pasaportë shqiptare mund të marrë drejtimin e Kombëtares pas shkarkimit të Fernando Santos. Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare në periudhën më të mirë, duke i kualifikuar në Euro2016 ka ngjallur dëshirën e federatës polake për ta pasur në stol. Pavarësisht se shanset për një marrëveshje me palët mbeten minimale, tekniku me pasaportë shqiptare mbetet ndër emrat e përfolur për të marrë frenat e Kombëtares Polake.

67-vjeçari aktualisht në stolin e Kombëtares së Azerbajxhanit do të ishte i kënaqur për të marrë drejtimin e një prej përfaqësueseve më të mira në botë. Kjo nuk është hera e parë që De Biasi është në qendër të vëmendjes së federatës polake. Kandidat kryesor mbeten dy polakët, Papszun dhe Probjerz.

Situata në kampin e Polonisë nuk është ajo e duhura për momentin, kjo e ndikuar edhe nga humbja përballë Shqipërisë që solli edhe shkarkimin e trajnerit, Fernando Santos. Polonia numëron vetëm 6 pikë në grupin E kualifikues të Euro2024, distancuar me 4 pikë nga kuqezinjtë kryesues dhe dy pikë më pak se Republika Çeke e Moldavia. Tre takime nga fundi, polakët janë shumë pranë dështimit për të shkuar në turneun madhor Europian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share