Anijet nuk do të jenë të detyruara të kalojnë nëpër ujërat territoriale ruse, ndërtimi vjen pas tensioneve mes dy shteteve
Polonia po ndërton një kanal të ri në Detin Baltik në mënyrë që anijet të mos jenë të detyruara të kalojnë nëpër ujërat territoriale ruse.
Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki dhe presidenti i shtetit Andrzej Duda në Shtator inaguruan në bregdetin polak një kanal, që lidh portin e Elblagut me Detin Baltik. Kanali është 1,3 kilometra i gjatë. Ndërtimi i tij do t’u kursejë anijeve në të ardhmen një rrugë 60 kilometra të gjatë, që kalon nëpër ujërat territoriale ruse në afërsi të portit Baltijsk, në Kaliningrad.
Duke pasur parasysh sulmin rus ndaj Ukrainës dhe marrëdhëniet e keqësuara shumë së fundi midis Polonisë dhe Rusisë, kanali duket se ka ardhur në momentin e duhur.
Segmenti i parë i ndërtuar i kanalit u hap më 17 Shtator 2022, pikërisht në ditën e përvjetorit të sulmit sovjetik ndaj Polonisë. Anijet e transportit duhet të kalojnë ende nëpër ujërat ruse, sepse kanali i ri është ende dy metra e gjysmë i thellë, thellësi që nuk mjafton për anijet e mëdha të mallrave. Thellimi deri në pesë metra i vijës së lundrimit është ende në procesin e punimeve. Deri më tani ndërtimi i një pjese të kanalit ka kushtuar rreth 500 milionë euro.
Klan News