Polonia do të dërgojë 1 mijë trupa të tjerë në kufirin me Bjellorusinë

Roja kufitare e Polonisë i ka kërkuar qeverisë të dërgojë 1 mijë trupa të tjera në kufirin me Bjellorusinë, për të trajtuar një rritje të raportuar të përpjekjeve për ta kaluar ilegalisht atë.

Shërbimet kufitare polake thanë se të paktën 19 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin këtë vit, nga 16 mijë sa ishin në vitin 2022, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1 mijë trupa në këtë kufi, të nxitur nga shqetësimet për praninë e Wagnerit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share