Poloni, “mediat” fusin në sherr kryeministrin me presidentin

Qeveria e re ka hequr nga transmetimi një kanal shtetëror dhe ka shkarkuar drejtuesit

Tensioneve në rritje midis kreut të shtetit të Polonisë dhe kryeministrit të ri. Shkak për këtë është bërë reforma e medias shtetërore nga qeveria e re polake e udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk.

Të mërkurën, qeveria e re hoqi nga transmetimi një kanal publik lajmesh dhe shkarkoi drejtuesit e medias shtetërore, një lëvizje që është justifikuar me arsyetimin për të rivendosur paanshmërinë.

Për presidentin Andrej Duda mënyra e papritur e zbatimit të ndryshimeve ka shkelur kushtetutën pasi janë anashkaluar procedurat parlamentare.

“Këto janë veprime krejtësisht të paligjshme. Zoti gazetar, kjo është anarki. Anarkia po anashkalon ligjin aktual në një situatë kur ndryshimi i atij ligji mund të ishte i mundur në një mënyrë normale, bazuar në kushtetutën aktuale dhe duke pasur mazhorancën  në parlament, është paligjshmëri, është shkelje flagrante e ligjit.”

Por teksa presidenti polak akuzon qeverinë e re për shkeljen e ligjeve vetë qeveria e re e kryeministrit Tusk  thotë se Duda mund të jetë përfshirë në shkelje të shumta të kushtetutës gjatë tetë viteve në pushtet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share