Poloni: Masakër në një jetimore – Një viktime dhe nëntë të plagosur

NJË 19-VJECAR KA QËLLUAR ISH-TË DASHURËN E TIJ

Të paktën 1 person ka humbur jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas sulmit me thikë të një 19-vjecari në një jetimore në Poloni.ende nuk dihen motivet por 19-vjecari dhe viktima kanë patur lidhje intime.

Një 19-vjecar ka vrarë me thikë një vajzë adoleshente dhe ka plagosur 9 persona të tjerë në një jetimore në qytetin Lodz në Poloni.

Autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar në banesën e tij rreth një orë pas krimit  ndërsa mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

19-vjecari do ti nënshtrohet testeve të drogës dhe alkoolit për të parë nëse ka vepruar nën efektin e tyre.

Agjencia polake e lajmeve PAPA shkruan se 19-vejacri është ish-I dashuri I viktimës I cili ka mundur të hyjë në jetimore përmes dritares.

Policia po heton marrëdhënien që ka patur 16-vjecarja me autorin.

Në momentin e ngjarjes kanë qënë 13 persona përfshirë një punonjës.

Përgatiti: Xhuana Lika

Lexo gjithashtu
Total
0
Share