Pollogu po zbrazet/ Fshati që dikur kishte 120 shtëpi, sot ka vetëm 2

“Sa është e bukur për nga natyra, aq edhe e trishtë të jetosh i vetëm në fshat. Fshati Koritë që dikur numëronte 120 shtëpi të banueshme, sot është i braktisur, me shkolle të mbyllur, pa nxënës dhe dyer të shtëpive të mbyllura.

”Jam Xhenuri nga fshati Koritë, jetoj ne fshat, momentalisht jemi dy familje, per shkak te kushteve, banoret jane shperngulur ne mergim. Ketu ka pasur 900 banore diku kah viti 78-te edhe nga pak sidomos nga viti 2000 e kendej ka ndodhur shperngulja me e madhe e fshatareve. Shkolla eshte e mbyllur dhe xhamia nuk ka xhemat , ambulanca ëSHTë por s’ka paciente thotë -Xhenur Ziberi, banor

Edhe ata që kanë mbetur këtu në fshat, jetojnë në këto kushte.

Pa ndriçim publik dhe ne terr është e frikshme në fshat thotë banori:

Me ndriçimin publik kemi shume problem, sidomos me EVN. Tre muaj jemi pa drita dhe nuk përgjigjet askush. Më se paku duhet të ndryshohen 70 shtylla sepse jemi në rrezik, pagesën e ndriçimit publik e bëjmë rrergullisht, edhe mërgimtaret paguajne, madje edhe ata qe nuk jetojne ketu. Eshte e frikshme ne mbremje pa njerez, jemi ankuar por nuk na pergjigjen. Ky pra eshte fshati në Mjerim- Xhenur Ziberi

Krejt kjo ndodh në një fshat që ndodhet në periferi të qytetit jo më shumë se 13 kilometra largë qytet të Gostivarit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share