Kryeministri i Punjabit, në Indi, Bhagwant Mann u shtrua në spitalin “Apollo” në Delhi, të mërkurën në mëngjes, pasi u ankua për dhimbje të barkut.
Tre ditë para, Mann piu një gotë ujë direkt nga Kali Bein, një përrua i shenjtë në Sultanpur Lodhi.
Mann u shtrua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar në kryeqytetin kombëtar të mërkurën dhe u lirua të enjten.
Në spital ai u ekzaminua për dhimbje stomaku, pas së cilës mjekët e diagnostikuan me infeksion, shkruan Indepedent, transmeton Klankosova.tv.
Ai u mbajt nën vëzhgimin e një ekipi të nivelit të lartë multidisiplinar ekspertësh mjekësorë në një repart privat në spital. Ai ishte i shoqëruar nga gruaja dhe motra e tij në momentin e lirimit.
Kryeministri i Delhi Arvind Kejriwal kishte vizituar Mann në spital të mërkurën.
Është interesante se Mann kishte pirë gotën me ujë nga Kali Bein me rastin e 22-vjetorit të pastrimit të lumit në Sultanpur Lodhi të dielën.
Ai kishte njoftuar nisjen e një fushate mbarëkombëtare për pastrimin e lumenjve dhe kullimeve në shtet.