DOMINOJNË ASPEKTET EKONOMIKE, RRUGA DREJT BE-së SI DHE NDRYSHIMI I PUSHTETIT
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se ky vit nuk ishte vit I gëzimit dhe festave, kurse për vitin 2024, sic percjell KlanM, dëshiron të jemi më të mirë, më solidarë dhe më tolerant edhe si individ edhe si shoqëri
“Duhet t`u kthehemi vlerave që i japin kuptim jetës. Në vend të garës për të mira materiale, t`i japim prioritet mirësisë, t`i ndihmojmë njëri-tjetrit, të ndërtojnë një shoqëri humane dhe me mirëqenie” – tha Stevo Pendarovksi.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi përmes një video-mesazhi ka uruar qytetarët për vitin 2024, sic njofton KlanM, duke dëshiruar zgjedhje të suksesshme, rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian.
”Të dashur qytetarë, le të jetë Vitit i Ri 2024 një libër faqet e të cilit do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë viti në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit, do të besojmë dhe reflektojmë shpresë” – deklaroi Talat Xhaferi.
Është koha që drita ta mposhtë errësirën, të kthehen shpresa, morali dhe buzëqeshjet – thuhet në urimin e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.
“Kemi forcë për suksese të mëdha dhe cilësi në vitin 2024, të krijojmë të ardhmen ku secili do të ndjehet më mirë. Do të ketë standard më të mirë, do të ketë rend, moral dhe drejtësi, promovime të interesave kombëtare dhe shtetërore” – tha Mickoski.
Urime, sic njofton KlanM, kanë dërguar edhe Kryeministri si dhe Ministrat ku dominojnë aspketi ekonomik dhe shpresat se vendi do të vazhdojë drejt rrugës eurointegruese. /KlanMacedonia/