Përfaqësues politike të rreth 80 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të takohen në Paris më vonë sot për të diskutuar mënyrat për të ofruar ndihma humanitare për njerëzit në Gaza.
Qeveria franceze po pret konferencën – e cila do të shqyrtojë rivendosjen e furnizimit me ujë, karburant dhe energji elektrike në Gaza, duke siguruar që ndihmat të mos devijohen për Hamasin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Aty do të jenë delegacione nga disa vende arabe, përfshirë Autoritetin Palestinez që qeveris Bregun Perëndimor dhe Egjiptin. Të pranishëm do të jenë gjithashtu shefat e BE-së dhe disa liderë evropianë.
Por Izraeli nuk do të përfaqësohet dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë vetëm një ekip të nivelit të ulët. Zyrtarët francezë kanë thënë se Izraeli po mbahet i informuar për zhvillimet.
OKB-ja tha javën e kaluar se rreth 1.2 miliardë dollarë (979 milion £) nevojiten për të plotësuar nevojat e njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.