8 vite më parë, më 5 shtator 2016, fituesja e çmimit Nobel për Paqen Nënë Tereza, u shpall shenjtore nga Papa Françesku, i cili njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.
Figurat kryesore të politikës në Shqipëri në këtë ditë të shënuar kanë kujtuar dhe admiruar punën dhe kontributin e madh të Nënë Terezës për njerëzimin.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është shprehur se Nënë Tereza është shembulli i shpirtit dhe besimit.“Sot kremtojmë ditën kushtuar bijës së shenjtë shqiptare, Nënë Terezës, shembull i fuqisë së shpirtit dhe besimit, me një jetë të kaluar në dedikim e shërbim ndaj të vuajturve. Mësimet e saj mbeten frymëzim për çdo shqiptar dhe mbarë njerëzimin,” ka shkruar Presidenti Begaj.Kurse kryeministri Edi Rama ka shkruar: “Mirëmëngjesi, dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur.Një reagim ka patur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.“Sot, më 5 Shtator, përkujtojmë Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës , një emër që simbolizon dhembshurinë dhe altruizmin. Trashëgimia e saj është një dritë udhëheqëse për të gjithë ne”, shkruan Veliaj.Nënë Tereza u bë një nga urat lidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. 5 Shtatori është shpallur festë zyrtare nga Këshilli i Ministrave dhe sot bëhen plot 8 vite nga shenjtërimi i saj. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja shqiptare u nda nga jeta 27 vite më parë, pikërisht më 5 Shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë