Sot Mickoski u lavdërua me rezultatet e politikës ekonomike të LSDM-së dhe nuk ka konfirmim më të madh për suksesin e këtyre politikave në kushte të rënda të krizës globale dhe energjetike nga press-konferenca e sotme e Mickoskit – thonë nga LSDM-ja.
“LSDM-ja ktheu mbi 2.6 miliardë euro me 9 pako të ndihmës ekonomike për qytetarët dhe kompanitë gjatë kohës së krizës së rëndë. Ulëm inflacionin në nivelin para krizës kurse pagat i rritëm në nivelin më të lartë historik. E njëjta ka të bëjë edhe me investimet e huaja, të cilët këtë vit janë rekorde për shkak të politikave të LSDM-së, 99% nisën në kohën e LSDM-së, kurse tani vetëm realizohen. Mickoski duhet ta dijë se rezultati i tij dhe politikat e kësaj qeverie të DPMNE-së do të maten në vitin 2025, duke nisur nga kuartali i parë e deri tek i fundit. Atëherë opinioni do t`i sheh rezultatet. Nëse në 6 muajt e parë shohim politika të gabuara ekonomike, qytetarët varfërohen kurse pagat nuk rriten, rezultatet ekonomike në 2025 do të jenë më të këqija” – thuhet në reagimin e LSDM-së. /tvklan.mk/