Poligrafi si model për parandalimin e korrupsionit nëpër vendkalimet kufitare!

QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM ME KUFIJTË

Nis debati publik për zbatimin e poligrafit si model për parandalimin e korrupsionit nëpër vendkalimet kufitare.

Diskutimet në nivel kombëtar do të mbahen gjatë marsit dhe prillit në organizim të Qendrës Kombëtare Koordinative për menaxhim me kufijtë ku do të ftohen përfaqësues kompetent të institucioneve, akademikë, ekspertë, parti politike, ambasada të vendeve anëtare të BE-së si dhe sektori joqeveritar.

“Me zbatimin e poligrafit përjashtohet çdo mundësi për ndikime. Propozimi do të prodhojë reagime të fuqishme nga ata që nuk duan të zgjidhet ky problem, si dhe nga ata që tashmë janë të korruptuar. Korrupsioni në vendkalimet kufitare prek dy segmente fundamentale të shtetit – sigurinë e vendit dhe ekonominë. Mënyra për zgjidhjen e këtij problem është zbatimi i poligrafit për konstatimin e integritetit për të gjithë zyrtarët që punojnë në vende pune me rrezik të lartë në linjën kufitare” – tha Vladimir Pivovarov – KKMK.

Në Mars të vitit të kaluar në takimin në Bruksel të Nënkomitetit për drejtësi dhe punë të brendshme, në pjesën për menaxhim kufitar, Komisioni Evropian kishte përshëndetur vendimin e Qeverisë për të formuar Këshillin Kombëtar për zbatimin e strategjisë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar 2021 – 2025 dhe planin përkatës Aksional.

Nga debatet publike pritet që masat preventive të pranohen nga pjesëmarrësit, më pas të miratohen nga Qeveria në formë të ndryshimeve ligjore dhe të dërgohen për t`u miratuar në Kuvend. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share