Policia: Tri veturat e djegura në veri nuk ishin me targa “RKS”

Tri veturat e djegura në Veri të vendit nuk ishin me targa RKS.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. E njëjta ka deklaruar se policia ishte njoftuar nga një qytetar serb që nuk ishte pronar i asnjërës nga veturat e djegura.

“Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS), janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka inicuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar”, kanë thënë nga PK për Dukagjinin.

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela ishte ai i cili njoftoi më herët të shtunën se tri makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes në veri të vendit./EO/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share