Policia po kujdeset për rendin në komunat veriore

Këta policë të Kosovës po konsultohen se ku të vendosin kamerat e sigurisë në stacionin policer që e kanë hapur së fundmi afër Leposaviqit.

E rrugës për në pikën kufitare në Jarinjë nuk mungojnë as postblloqet.

Policia po kujdeset për rendin dhe ligjin në katër komunat veriore të banuara më shumicë serbe.

Ndonëse në shikim të parë duket gjithcka e qetë shqetësime për sigurinë në Kosovë dhe rajon janë shfaqur së fundmi nga faktori ndërkombëtar posaqërisht pas paralajmërimit të qeverisë për hapjen e urës mbi lumin Ibër e që për ta konsiderohet se mund të rris tensionet.

Beogradin e Prishtinën e vizituan javën e kaluar ndaras ndihmëssekretasri i Përgjithshëm të NATO-s si dhe nga SHBA-ja shefi I CIA-s.

Zëvendësdrejtori I Policisë në veri Veton Elshani thotë se aktualisht situata është e qetë.

Sipas tij Policia është e përgatitur dhe gatshme për të intervenuar sa herë që është e nevojshme.

Ndonëse nuk janë bërë publike kërkesat konkrete të shefit të CIA-s pas vizitës në vendet e rajonit, ndihmëssekretari i NATO-s kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme me qëllim të sigurisë afatgjatë në Kosovë derisa nga Serbia pret të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme në maj dhe shtator 2023./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share