Policia në Vjenë po heton vdekjen e katër grave dhe një adoleshenteje në një periudhë 24-orëshe.
Tre gra u vranë me thikë nga një burrë në një bordello në kryeqytetin e Austrisë të premten. Një i dyshuar është arrestuar.
Një tjetër grua dhe vajza e saj u vranë në një incident. Hetuesit besojnë se babai i vajzës ishte përgjegjës.
Aktivistët e përshkruan ditën si “E Premtja e Zezë” dhe kërkuan veprime urgjente për të ndaluar dhunën ndaj grave.
Eva-Maria Holzleitner, drejtuesja e departamentit të politikave të grave të Partisë Social Demokratike (SPO) të opozitës, i ka kërkuar qeverisë federale të thërrasë një takim krize për të diskutuar çështjen e femicideve.
“Ne vajtojmë gratë e vrarë, po mendojmë për të mbijetuarit dhe bëjmë thirrje që një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen nga dhuna të zbatohet më në fund për të mbrojtur jetën e grave në Austri”, tha ajo.
Klaudia Frieben, udhëheqëse e organizatës ombrellë, Unaza e Grave Austriake (OFR), shkroi në X (ish-Twitter) se “kjo ditë do të hyjë në histori si e Premtja e Zezë me pesë gra të vdekura”.