Policia “në gjah” pas shoferëve të dehur në Shkup

Mbrëmjen e kaluar në Shkup janë dënuar gjithsej 161 shoferë, prej të cilëve 25 kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përcjell Klan Maqedoni.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 masa, nga të cilat 17 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të palejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 25 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjashtë masa janë vendosur për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe), pesë sanksione për përdorimin e celularit”, thonë nga MPB.

Kontrollet e trafikut, sipas MPB-së, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share