Policia në “gjah” pas automjeteve me “xhama të zinj”

MPB ka njoftuar se gjatë javës së kalaur ka kryer aksion kundër shoferëve që qarkullojnë me automjete me xhama të zi, pa kryer procedurat e nevojshme ligjore.

“Në periudhën prej datës 07.11.2022 deri më 13.11.2022, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara për ngjyrosjen e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 25 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura”, thuhet në raportin e MPB-së.

Sipas MPB-së, aksioni i tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share