Policia në aksion: ”Pushkaliqe jo – siguria para se gjithash”

NË DHJETË DITËT E FUNDIT RRETH 40.000 MJETE PIROTEKNIKE TË KONFISKUARA

Rreth 40.000 mjete të ndryshme piroteknike ka konfiskuar policia në dhjetë ditët e fundit.

MPB-ja në bashkëpunim me Klinikën për Kirugji Plastike edhe këtë vit zbatojnë fushatën me qëllim të senzibilizimit të popullatës për pasojat e dëmshme nga shfrytëzimi i mjeteve piroteknike. Qëllimi është që fushata të prek të rinjtë, për shkak se numri më I madh I pacientëve të trajtuar janë adoleshentët.

Një aksion I këtillë sot është zbatuar nga SPB – Tetovë.

Me moton “Pushkaliqe JO, siguria para së gjithave”, policë të Tetovës kanë shpërndarë fletushka me informacione dhe mesazhe për qytetarët, kryesisht të rinj, për rrezikun nga përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike.

Nga MPB-ja thonë se nëse të miturit blejnë dhe aktivizojnë mjete pirotenike, do të dënohen prindërit e tyre, kurse gjobat shkojnë deri në 500 euro. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share