Shëtitja me mjete motorike në vendet e ndaluara është një nga shqetësimet e qytetarëve të kryeqytetit. Shpesh ndodh që qytetarë të papërgjegjshëm të drejtojnë motoçikleta ose mjete të ngjashme motorike edhe në rrugët e Çarshisë së Shkupit. Një ngjarje e tillë ndodhi edhe sot. Ekipi i Klan Maqedoni ka regjistruar ngjarjen kur një qytetar i cili drejtonte motoçikletë në pjesën e vjetër të Çarshisë së Shkupit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar.
Ndiqni pamjet ekskluzive të Klan Maqedoni./KlanMacedonia