Policia ndalon dy persona, u rrahën mes vete në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar

”Dje mbrëma (11-janar) rreth orës 20:15 zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin A.E.(29) nga Çegrani i Gostivarit dhe rreth pesëmbëdhjetë minuta më vonë edhe edhe personin A.H.(31) nga fshati Çajle e Gostivarit të cilët paraprakishtë ishin konfrontuar fizikisht në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar. Kundër të përfshirëve do të pasojnë parashtresa përkatëse pasi që çështja të jetë dokumentuar plotësisht” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share