Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë.
Ai ka bërë të ditur se nga ky incident ka mbetur një polic i plagosur dhe një tjetër i lënduar.
“Grabitësit kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari nuk është i lënduar, ka pasur shkëmbim zjarri në mes policisë e grabitësve, një polic ka gjuajt në drejtim të grabitësve, është i lënduar në krah por jo si pasojë e armës”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se të dyshuarit kanë pasur armë të gjata me vete, një veturë hiri që rezulton të jetë e vjedhur në Prishtinë.
“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai./RTV Dukagjini/