Nëpunës policor sot kanë gjetur 238 pako me cigare, duhan dhe gjësende të tjera.
Siç informon MPB-ja, nëpunësit e Stacionit policor për Vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrje kufitare-Bogorodicë në vendin e quajtur “Vrshnik Bara” sot në orën 4:00 kanë vërejtur dy persona në zonën ndërkufitare të cilët mbanin një çantë dhe disa qese.
Personat kanë lënë çantën dhe qeset dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.